E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon, në Real ose Chelsea

Mbrojtësi brazilian Maicon pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, për t’iu bashkuar Real Madridit ose Chelseat.

Sipas të përditshmes spanjolle As, vetë futbollisti i ka prishur punët me drejtuesit e klubit Nerazzurr dhe po mendon ta shfrytëzojë artikullin 17 të UEFA-s për t’u liruar për më pak se 2 milionë euro.

Me këtë rast, madrilenët do ta merrnin gratis, pa pasur nevojë t’i paguajnë para Massimo Morattit.

Ndërkohë, klubi londinez, në alternativë të Maiconit e ka shënjestruar mbrojtësin e Olympique Marseilles, Cesar Azpilicueta, të cilin mund ta blejë për 8-10 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›