Tottenhami ia mësyn Dzekos

Pas Emmanuel Adebayorit, i cili pritet të nënshkruajë shumë shpejt kontratë, Tottenhami është duke e kërkuar edhe sulmuesin tjetër të Manchester Cityt, Edin Dzeko, shkruan tabloidi britanik Daily Mirror.
Edhe pse pati një fillim të zbehtë të aventurës në City, sulmuesi boshnjak realizoi një gol të rëndësishëm ndaj QPR-së në ndeshjen e fundit të sezonit.
Sidoqoftë, ish futbollisti i Wolfsburgut përfundoi shpesh në bankinë me menaxherin Roberto Mancini, i cili preferoi sulmuesit Carlos Tevez, Sergio Aguero e Mario Balotelli përpara tij.
Për përfaqësuesin boshnjak interesim ka shfaqur edhe Juventusi.