Drenica mirënjohëse ndaj Leonorës

Këngëtarja Lonora Jakupi ka festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në vendlindjen e saj, në Skenderaj.
Krahas performancës që u dhuroi bashkëvendësve në koncertin festiv, Jakupi atje u nderua edhe me një ''Mirënjohje" të veçantë.
“Kemi arsye të festojmë, kemi 100 vjetorin e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe kënga ime “A vritet pafajësia”’ mbush 14vite”, ka thënë këngëtarja në një intervistë të mëhershne .
Projekti me i ri muzikor i saj është një baladë e realizuar në duet me këngëtarin Sinan Vllasaliu. /Indeksonline/