E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julka: Sali Berisha ''superstar''

Këngëtarja shqiptare Julka, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë lidhur me ndërprerjen e këngës se Argjentina Ramosaj, në koncertin festiv në Tiranë.

"Si ju nderpriska kënga në mes një artisteje shqiptare, se erdhi një tjetër artiste shqiptare (sado e madhe qoftë ajo)? Tmerr.Tmerr.Tmerr... Unë ndihem e fyer për kolegën time Argjentina", ka shënuar Julka, duke shtuar: ''Megjithëse s'paskan faj, se Rita paska ardhur me një tjetër SuperRockstar, z. kryeministër''.

Pas kësaj, ajo ka vazhduar me reagimin e dytë, ku ka shënuar: "Unë tani them: Rita Ora nuk vlen më shumë se Argjentina Ramosaj".
Ajo ka kërkuar që fansat të tregojnë dashuri dhe përkrahje për Ramosaj, pasi ndaljen e këngës e vlerësoi si padrejtësi dhe mungesë respekti. 
Julka ka përmbyllur reagimin me sqarimin: "Sigurisht që e vlerësoj Ritën dhe muzikën e saj, por për shkak të gafave të organizatorëve po e shoh performancën me shije të hidhur"./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›