E Diel, 1 Nëntor 2026

Wiz Khalifa sakrifikon marihuanën për të fejuarën

Wiz Khalifa dhe Amber Rose do të jenë të martuar me licensë, brenda pak javësh.

Çifti u fejuan në mars të këtij viti dhe njoftuan se Amber është duke pritur fëmijën e tyre të parë gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, MTV Video Music Awards, në shtator. Ata deri më tani kanë qenë shumë diskretë sa i perket planeve për martesë, përveç deklaratës së fundit të Wiz i cili konfirmoi se ata do të lidhin kurorë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne do të jemi të martuar me licensë, për disa javë”, tha 25 vjeçari.

Ata nuk kanë dashur as të tregojnë gjininë e fëmijësë, por sigurisht se kanë menduar për një emer.  Wiz më parë ka treguar se e ka pasur të vështirë të mësohet me idenë se po bëhet baba por është i përkushtuar të bëj gjithçka që Amber të jetë e lumtur. Ai është i gatshëm të sakrifikojë për të fejuarën dhe ka ndaluar konsumimin e marihuanës kur ajo është aty afër.

“Unë e pi jashtë. Gjithçka ka të bëj me erën. Nëse era e irriton atë, atëherë më duhet të dal jashtë”, ka thënë ai. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›