Vizat, PS: Pakti me BE nuk eshte zbatuar

PS ne argumentat e saj rreth zbatimit te marreveshjes se liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe Komunitetit Europian iu referua ne nje deklarate per shtyp raportit te publikuar nje dite me pare nga levizja europiane ne Shqiperi.
“Shqiptaret vazhdojne te jene me te privuarit per viza ne Ballkan dhe fajin per kete e ka qeveria, qe nuk ka zbatuar marreveshjen me BE”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla.
Ai beri pergjegjese per kete situate Ministrine e Jashtme, e cila nuk ka ngritur asnje strukture te posacme per informimin e qytetareve ne lidhje me kete ceshjte, kur sipas detyrimeve qe burojne nga marreveshja e liberalizimit, sic tha Balla, ajo duhej te ishte ngritur ne 1 janar te ketij viti.