Drews: Reduktimi i KFOR-it, në sajë të situatës
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufijve, nuk duhet të mbesi në letër por duhet të zbatohet në terren. Ky ka qënë konkluzioni i dhënë nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i cili ka përshëndetur marrëveshjet e arritura në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Sipas tij, KFOR-i do të angazhohet edhe në të ardhmen në veri ndërsa plani për zvogëlim të forcave të KFOR-it amerikan në Kosovë, është i vjetër.
Zvogëlimi i trupave të KFOR-it, sipas gjeneralit Drews, do të shqyrtohet në të ardhmen nga qarqet zyrtare të NATO-s.