E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Presidenti sipas Kushtetutës

"Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Garantoj se do të zgjidhet kryekëput dhe tërësisht në përputhje me Kushtetutën e vendit", tha Berisha, duke shtuar se "çdo përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë, për t’i kushtëzuar Shqipërisë dëshira suplementare, në raport me Kushtetutën, do të pësojnë dështimet që kanë pësuar të tjerat".

"Uroj që të bëhen përpjekje të mëdha për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrave, në lartësinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, me integritet të plotë”, u shpreh Kryeministri. 

Berisha: Rivlerësim të historisë 100 vjeçare

Mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012, kryeministri Sali Berisha, ia ka kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe idesë që kryeministri hedh për të rishkruan historinë.
Berisha nuk flet konkretisht se çfarë do të ndryshohet, por megjithatë, ai përmendet jo vetëm 100 vitet e fundit, por duke nisur që nga viti 1870.

“Ky vit do të jetë një përpjekje e madhe për të nxjerr në pah të vërtetat e mëdha kombëtare të 100 viteve të fundit. Një përpjekje të mëdha për të zbuluar të vërtetat nga vitet 1870-1912. Ky vit do të jetë i misionit të Shqipërisë për 100 vitet e ardhshme.  Merita është që të vërtetat të thuhen në një mënyrë të qytetëruar, merita është që të dalin jashtë të gjitha skemave të demonizimit dhe të pasqyrojnë realitetin”, theksoi ai.

“Starti i zhvillimit të kombit shqiptar, 100 vjetori i Shqipërisë do të bëjnë që të pasqyrohen në një qëndrim të ri të shqiptarëve ndaj vetes. Shqiptarët kanë nevojë për një vlerësim të vetes. Një vend i lirë nuk mund të ketë censurë. Fatkeqësisht, kjo ekziston tek një pjesë e shqiptarëve. Imagjinoni sa herë shqiptarët e kanë dëgjuar fjalën “krizë” gjatë 5 viteve të fundit. Ky vend ka pasur fatin e keq që çdo rekord të zi janë të gatshëm t’ia veshin”, shtoi.

Ai shtoi më tej se asnjë komb nuk është larguar kaq shpejt nga varfëria sa kombi shqiptar. “Dua të informoj se të ardhurat tatimore, më 31 dhjetor 2011, ishin 400 milion dollarë më shumë se vitin 2009”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Berisha, foli edhe për marrëveshjen e arritur me opozitën, duke theksuar se mazhoranca do t’i qëndrojë asaj. “Unë garantoj opozitën se ne kemi vendosur t’i qëndrojmë marrëveshjes që kemi arritur. Politika e pengut zgjati, por dështoi. Ato ligje që presin me 3/5-t që të votohen siç është marrëveshja. Çdo përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë dëshira në raport me Kushtetutën do të pësojnë dështime”, u shpreh ai.

                                                                                             2012-01-04 11:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›