Një kanadez përdor iPad-in si pasaportë
Një kanadez ka kaluar kufirin për në SHBA pa pasur pasaportën me vete. Oficeri kufitar e ka lejuar Martin Reisch që të kalojë kufirin pasi ai ka paraqitur një kopje të skanuar të pasaportën, të cilën e kishte në iPad.
Në fakt Reisch kishte harruar pasaportën në shtëpi në Montereal dhe në vend që kthehej për ta marrë ka përdorur skanimin e saj.
Zakonisht kanadezëve u nevojitet pasaporta dhe leja e drejtimit të automjetit për kalimin e kufirin për në SHBA.
Pavarësisht rastit të Reisch, i cili përdori skanimin e pasaportës gjë të cilin e kishte bërë në rast se ajo i humbiste për të hyrë në SHBA, zyrtarët nuk kanë reaguar publikisht nëse një gjë e tillë do të pranohet në çdo rast.
Shumë linja të udhëtimeve ajrore tashmë pranojnë dokumente dixhitale për identifikimin (digital boarding passes store), dokument i cili mbartet në telefonin e zgjuar.