Drews: Situata në veri ende s’është për përdorim force
FERIZAJ- Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë, ndërkohë që ka theksuar se tensioni mund të zgjidhet me dialog.
Këto deklarata komandanti i KFOR i bëri gjatë takimit të kryer me kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ku kanë biseduar për reflektimet e mundshme të situatës në veri të vendit në komunat e tjera, raporton Koha Ditore.
Duke rikujtuar se misioni i KFOR-it është të sigurojë një lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, gjenerali ka sqaruar se “nëse jo kështu, atëherë detyrë imja dhe e KFOR-it është ta zgjidhi me mjetet e mia, por unë ende mendoj se mund të zgjidhet pa forcë”.
Drews edhe kësaj radhe nuk ka qenë në gjendje as të japë afate dhe as t’i parashikojë ato për heqjen e barrikadave.
“Nuk ka afate. Unë nuk kam vendosur asnjë afat”,- ka thënë ai shkurt Drews.
(e.m/BalkanWeb)