Drews refuzon takimin me serbët e veriut

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, nuk do të marr pjesë në takimin e së mërkurës në Zveçan, i ftuar nga liderët ilegalë serbë të veriut.
Ai e ka vlerësuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim si të panevojshme.
“Gjenerali Drews deri tani është takuar disa herë me përfaqësues të komunave, dhe qëndrimin e tij e ka bërë mjaft të qartë.
Në takimin e nesërm, ai nuk do të marr pjesë, mbi të gjitha, për shkak të angazhimeve të tjera që ka”, ka sqaruar Nowitzki për “Tanjug”.
Ai ka përsëritur se qëndrimi i KFOR-it është liria e pakushtëzuar e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe për misionet ndërkombëtare dhe kjo, sipas Nowitzkit, është e qartësuar edhe në mandatin që ka KFOR-i.