E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita Krasniqi, aktorja më e mirë e teatrit kosovar

Një prej aktoreve më të njohura kosovare është nderuara me Çmimin Vjetro për teatrin në Kosovë, duke u cilësuar si një nga aktoret më të mira shqiptare. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, nderoi me Çmimin Vjetor për Teatër për vitin 2010, aktoren Drita Krasniqi, në shenjë mirënjohjeje për vepër jetësore me rastin e 40 vjetorit të karrierës së saj artistike. Në motivacionin

që shoqërohej çmimi shkruhej: Aktorja Drita Krasniqi është një nga aktoret e brezit të viteve 70 të skenës sonë teatrore. Me artin dhe me rolet e saj ekspresive identifikohen shumë nga shfaqjet e realizuara në teatrin tonë për plot 40 vjet, që nga viti 1970 e më pas. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Teatri Kombëtar i Kosovës e njohin dhe e çmojnë lart përkushtimin, energjinë, talentin, kreativitetin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në skenën tonë teatrore. Ky është një nga çmimet më të rëndësishme, që jepen për të vlerësuar njerëzit e artit në Kosovë.

Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 19:20

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›