E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat e nivelit të dytë pastrojnë para në Shqipëri

BSH, akuza të rënda për mungesë transparence


Bankat e nivelit të dytë nuk kanë respektuar rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se në banka qarkullojnë para të dyshimta dhe nuk ka një bazë të dhënash për klientët. Dyshimet janë ngritur në kapitullin V

të raportit vjetor të Bankës së Qendrore në pjesën e inspektimeve të kryera gjatë vitit 2009 nga banka. Specialistët e Bankës së Shqipërisë kanë evidentuar disa mungesa në respektimin e detyrimeve të bankave.


Rregullat që shkelin bankat
Sipas Bankës së Shqipërisë ka konstatuar se bankat e nivelit të dytë nuk  respektojnë rregulloren Për mjaftueshmërinë e kapitalit. Në inspektime kanë rezultuar disa pasaktësi në zbatimin e kërkesave rregullative në përcaktimin e rrezikut për grupe aktivesh të caktuara, por pa rendësi materiale. Banka ka propozuar një rritje të pragut minimal te kapitalit aty ku është e nevojshëm. Një tjetër rregull i pazbatuar është edhe rregullorja Për parandalimin e pastrimit të parave. Në lidhje me këtë çështje rekomandimet kanë qenë të lidhura me disa vërejtje mbi parandalimin e transaksioneve të dyshimta, trajnimin e personelit, krijimin e një baze të dhënash të klientëve në zbatim të ligjit të ri që ka hyrë në huqi gjatë vitit 2008, thuhet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë.


Problemet me bankat
Ndërkohë pak kohë më parë procesi i mungesës së transparencës nga ana e bankave është vënë në dukje nga Guvernatori i bankës së Shqipërisë. Për tu siguruar informacionin e duhur dhe transparencë në sistemin bankar Banka e Shqipërisë i është përkushtuar edukimit ekonomiko-financiar të publikut, duke parë të arsyeshme ndërmarrjen e disa nismave konkrete për krijimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare. Por kjo është një detyrë të cilën banka qendrore nuk mund ta realizojë e vetme; garantimi i këtyre ekuilibrave kërkon bashkëpunimin e sistemit financiar, sektorit privat dhe publikut që së bashku të reagojnë kundrejt kësaj vendimmarrjeje në mënyre eficiente dhe racionale. Ngjarjet e dy viteve të fundit i kane shtyrë shume njerëz të diskutojnë vërtetësinë e teorive të tregjeve eficiente dhe aftësisë së agjentëve ekonomikë për të qenë racionalë. Megjithëse është ende herët (ose duhet pritur) për të bërë një analizë të plotë të shkaqeve të krizës, nuk mund të lë pa sjellë në vëmendje disa elemente thelbësore që dëmtuan aftësinë e individëve e më pas të tregjeve për të qenë eficientë dhe racionalë. Kjo jo për të analizuar krizën por për të kuptuar se çfarë implikimesh mbart kjo për financat e përgjegjshme.


Procesi i transparencës së sistemit të kreditimit
Procesi i transmetimit të vendimmarrjes në publik është thelbësor për të garantuar ruajtjen e ekuilibrave makrofinanciare të një ekonomie. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë i është përkushtuar edukimit ekonomiko-financiar të publikut, duke parë të arsyeshme ndërmarrjen e disa nismave konkrete për krijimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare. Por kjo është një detyrë të cilën banka qendrore nuk mund ta realizojë e vetme; garantimi i këtyre ekuilibrave kërkon bashkëpunimin e sistemit financiar, sektorit privat dhe publikut që së bashku të reagojnë kundrejt kësaj vendimmarrjeje në mënyre eficiente dhe racionale. Ngjarjet e dy viteve të fundit i kane shtyrë shume njerëz të diskutojnë vërtetësinë e teorive të tregjeve eficiente dhe aftësisë së agjentëve ekonomikë për të qenë racionalë. Megjithëse është ende herët (ose duhet pritur) për të bërë një analizë të plotë të shkaqeve të krizës, nuk mund të lë pa sjellë në vëmendje disa elemente thelbësore që dëmtuan aftësinë e individëve e më pas të tregjeve për të qenë efecientë dhe racionalë. Kjo jo për të analizuar krizën por për të kuptuar se çfarë implikimesh mbart kjo për financat e përgjegjshme.


Rritja ekonomike e ngadalësuar
Në raportin e Bankës së Shqipërisë, mësohet se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar. Deklarata e tij u bë pas mbledhjes me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ku u diskutua për performancën e ekonomike dhe situatën financiare në vend. Gjatë diskutimeve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të zhvillimeve ekonomike, guvernatori bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se balanca e presioneve inflacioniste në horizontin afatmesëm është konsistente me objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht tendencave të fundit të inflacionit të çmimeve të konsumit. Sipas Fullanit vlerësimet për ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e hendekut negativ të prodhimit, ecurinë më të përmbajtur të kursit të këmbimit, si dhe pritshmëritë e stabilizuara të agjentëve ekonomikë për inflacionin, janë faktorë që do të kushtëzojnë ecurinë e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Pas goditjes së rëndë të pësuar gjatë vitit 2008 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2009, ekonomia botërore ka hyrë në një fazë rikuperimi të aktivitetit ekonomik, e stimuluar nga politika monetare dhe fiskale ekspansioniste. Bankat qendrore kryesore kanë vazhduar të ndjekin politika monetare lehtësuese, me qëllim mbështetjen e tregut të kreditit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike. Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë fundi i recesionit ekonomik është shoqëruar nga gjallërimi i presioneve inflacioniste, duke reflektuar si efektin statistikor të lidhur me ecurinë e çmimeve të produkteve bazë, ashtu edhe rritjen e kërkesës në ekonominë botërore. Ndërkohë që ecuria e tregjeve financiare ka qenë e qëndrueshme dhe treguesit kryesorë të rrezikut janë stabilizuar në nivele më të ulëta. Megjithatë, vëmendja e tregjeve financiare gjatë javëve të fundit është dominuar nga rritja e pasigurisë për qëndrueshmërinë fiskale të disa vendeve të eurozonës.

Inflacioni në muajin shkurt, 4.4 për qind
Gjatë muajit shkurti inflacioni është rritur me 0.4 për qind duke shkuar në 4.4 për qind dhe ka kaluar kufirin e sipërm të tolerancës rreth objektivit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni mesatar vjetor shënoi 2.6 për qind. Ndërsa normat e inflacionit bazë dhe të atij të mallrave të patregtueshëm në muajin shkurt ishin përkatësisht 1.1 dhe 2.3 për qind. Zhvillimet e fundit në inflacion kanë pasqyruar efektin statistikor të krahasimit me një bazë relativisht të ulët çmimesh në vitin 2009, përçimin më të plotë të nënçmimit të kursit të këmbimit në çmimet e konsumit dhe rritjen administrative të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga muaji janar 2010. Shifrat janë bërë publike nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili pohon se ky faktor dha një ndikim prej rreth 0.5 pikësh përqindjeje në nivelin e inflacionit, duke qenë edhe shkaktari kryesor i tejkalimit të nivelit 4 për qind. Nga ana tjetër, tendenca rritëse e inflacionit të mallrave ushqimore i atribuohet konjukturës globale të çmimeve të mallrave, e cila po dëshmon një rritje graduale mujore që nga mesi i vitit 2009. Në analizat e bankës qendrore mësohet se tendenca në rritje e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga faktorë të ofertës, të cilët vlerësohen të kenë një natyrë kalimtare dhe një veprim afatshkurtër në kohë. Këto zhvillime ishin të pritura nga Banka e Shqipërisë, të faktorizuara në projeksionet tona për inflacionin, dhe të komunikuara në kohë dhe me transparencë në publik.

Ecuria ekonomike në periudha afatshkurtra
Në periudhën afatmesme, rritja nën potencial e ekonomisë shqiptare si pasojë e ngadalësimit të kërkesës së brendshme dhe të huaj do të krijojë një ambient me presione të ulëta inflacioniste, të cilat pritet të balancojnë presionet me burim nga kahu i ofertës. Gjatë diskutimeve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të zhvillimeve ekonomike, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se balanca e presioneve inflacioniste në horizontin afatmesëm është konsistente me objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›