Premiera botërore në ekranin e kinemasë
krahas filmit që do të jetë duke u shfaqur gjatë javës do të projektohet edhe një film i ri. Në këtë mënyrë fundjava do të sjellë për publiku jo më një film, por dy filma, duke shtuar kështu mundësinë e zgjedhjes së një filmi të preferuar nga spektatorët. Premierat e të premtes do të fillojnë nga data 8 prill kur në kinema Millennium krahas filmit Baaria, që po shfaqet aktualisht do të fillojnë edhe projeksionet e filmit Clash of the Titans", i cili është një film epik që gërsheton aventurën dhe misterin, realen dhe irrealen. Filmi është përcaktuar si një provë për yllin e ri të kinemasë, Sam Worthington. Clash of the Titans u dha premierë botërore me 2 prill dhe vetëm një javë më pas mbërrin në kinema Millenium për tu ndjekur nga publiku shqiptar.
Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 19:21