E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia në shok, 32 vjeçari vret të fejuarën dhe e ha

Isakin Jonsonn

Stokholm- 9 Mars 2011 NOA- Kanë bërë shoping së bashku përpara se ai ta vriste dhe ta hante. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Suedi, ku një 32 vjecar vrau të fejuarën e tij dhe pastaj e ka ngrënë

Protagonist i ngjarjes makabër është Isakin Jonsonn, 32 vjeç,  i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij. Sipas prokurorëve suedezë, ditën e vrasjes në qytetin Skovde ndërsa gruaja flinte, Jonsonn i ka prerë fytin dhe pastaj e ka ngrënë.

“Në fillim i kam prerë fytin, ka thënë – Jonsonn në gjykatë – pastaj shkova në kuzhinë për ta gatuar”.  Në vendin e krimit policia ka gjetur një thikë, gërshërë dhe një sharrë.

Vrasësi-kanibal tha se nuk kishte asnjë arsye për të bërë krimin: “Ne ishim një çift me një të ardhme. Nuk kam dëgjuar asgjë të keqe rreth të fejuarës time”.

a.e./noa



Lajme të ngjashmeHajdutët hyjnë në burg për të vjedhur një televizorPorosisin “picë me fekale” për shaka, piceria ja dërgon12 vjeçari vret prindërit dhe plagos rëndë vëllanë 9 vjeç dhe motrën e tij 5 vjeçeSuedi, mbahet Festivali i pestë i Folklorit Shqiptar Sulmohet shkrimtari shqiptar në Suedi Lidhje: e pazakonte, Suedi, vret

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›