E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdutët hyjnë në burg për të vjedhur një televizor

Zelandë e Re, 9 Mars 2011- Këtë herë ka ndodhur e kundërta. Protagonistët e ngjarjes së çuditshme janë disa vjedhës që kanë sulmuar një burg në New Plymouth, Zelandë e Re natën e së premtes, për të vjedhur një televizor me plazmë 50 polsh .

Gjithcka nisi me një zjarr që shpërtheu brenda njësisë së kontrollit, për të shkëputur rojet të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit. Menjëherë grabitësit kanë rrëmbyer televizorin plazmë duke kaluar nga një dritare.

“Është e çuditshme apo budallallëk ajo që ndodhi- ka thënë rreshter Jason Langman- sesi në vend të grabisin një dyqan ku ka televizorë kanë preferuar të hyjnë në një burg të sigurisë së lartë”.
Burgu në Plymouth është më i vjetrit në të gjithë vendin dhe i pajisur me një sistem sigurie nga më të sofistikuarit.

a.e./NOA

Lajme të ngjashmeSuedia në shok, 32 vjeçari vret të fejuarën dhe e haPorosisin “picë me fekale” për shaka, piceria ja dërgonTërmeti në Zelandën e Re, në rritje numri i viktimaveTelevizori i ri që përdor dorën si telekomandë Lidhje: e pazakonte, grabitesit, Televizori, Zelandë e Re

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›