King mundohet ta parandalojë vrasjen e JFK
Romani i ri i shkrimtarit Stephen King do të vështrojë në vrasjen e Presidentit Kennedy.
Libri një mijë faqesh, i cili do të botohet në nëntor, do të titullohet “11/22/63” – titull ky që tregon ditën e vrasjes së Presidentit Kennedy në Dallas të Teksasit.
King, i cili është përshkruar nga Lee Child si “Romancieri më i madh i gjallë amerikan”, ka shkruar një raport fiktiv të përpjekjes dëshpëruese të një mësuesi të shkollës së lartë për ta parandaluar tragjedinë. Libri do të botohet më 8 nëntor.
Libri do të përqendrohet në Jake Epping, një mësues 35 vjeçar i anglishtes në shkollën e lartë në Lisbon Falls, Maine. Miku i tij Al zbulon se depoja e tij është portë për të kaluar në vitin 1958 dhe e rekruton Jake në një mision për të tentuar parandalimin e vrasjes së Kennedy-t. Jake bëhet George Amberson dhe hyn në një botë të Elvisit dhe JFK, të një të krisuri të shqetësuar të quajtur Lee Harvey Oswald dhe bibliotekares së shkollës së lartë Sadie Dunhill, e cila bëhet dashuria e jetës së Jake-it, “një jetë që i shkel të gjitha rregullat normale të kohës”.
Chuck Verrill, kompania e të cilit i ka të drejtat e botimit në SHBA, ka thënë: “Romani është i madh, ambicioz dhe i pashqitur. King me sa duket ka absorbuar kulturën popullore, sociale dhe politike të gjeneratës së tij amerikane aq me themel dhe imagjinativisht sa asnjë shkrimtar tjetër”.
Botuesi britanik i Stephen King, Phillippa Pride, është shprehur: “11/22/63 është më i miri roman ‘Çka nëse...?’ që e kam lexuar ndonjëherë. Përmes kombinimit të tregimeve më të mira të varura me horizontin e një epike, bestselleri ynë numër një dhe shkrimtari shumë i dashur ka krijuar një vepër vërtet të bujshme, që do të jetë libri i vitit 2011”.