E Diel, 1 Nëntor 2026

Drita mbi Norvegji, nga raketa jonë

Për momentin duket se i është dhënë një shpjegim misterit të dritës së pazakontë në qiellin norvegjez dy ditë më parë. Sipas palës ruse shkaku i saj është dështimi i një testi raketash të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi. Bëhet fjalë për një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse. Duke përshkruar këtë dështim të testit të fundit një specialist rus tha se drita në qiell është tipike e dështimit të një testi që të paktën për qiellin norvegjez u shndërrua në një festë të vërtetë. Vendi nga është lëshuar raketa ndodhet në afërsi të Norvegjisë, në rajonin arktik të Rusisë. Ky ishte lëshimi i 12-të i një rakete "Bulava" dhe rasti i 7-të i dështimit të saj. Sipas specialistëve, duket se ka ekzistuar një problem me motorin e nëndetëses, pra bëhet fjalë për një defekt teknik. Kjo lloj rakete është kthyer në një makth të vërtetë për Ministrinë ruse të Mbrojtjes, sepse testimi i saj shpesh dështon dhe kjo do të thotë që Rusia të humbasë pozicionin e saj lider në prodhimin e disa raketave të caktuara. Kjo raketë që mund të ngarkohet me 10 mbushje bërthamore ka një shkallë veprimi maksimale prej 8000 kilometrash

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›