Pacolli: Dua të marr postin e Presidentit

Pas një takimi dyorësh, Behxhet Pacolli ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë, ku ka biseduar me kryeministrin në largim Hashim Thaçi për koalicion qeverisës.
Kreu i AKR-së tha se me liderin e PDK-së kanë biseduar për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe funksionale. Pacolli tha se në këtë takim nuk është biseduar për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, post të cilin insiston ai ta marr. Ai tha se Presidenca është mundësi e fushëveprimit të tij personal dhe nuk sheh arsye që të mos jetë president i Kosovës.
Po ashtu Pacolli tha se nuk ka marrë fund gjithçka sa i përket koalicionit PDK-AKR dhe bëri të ditur se negociatat për ndarjen e posteve do të qartësohet ditëve në vijim.
Mësohet se oferta e AKR-së për PDK-në ka qenë që Pacolli të zgjidhjet president, ndërsa në ndarjen e posteve ekzekutive t`i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe pesë ministri.