E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti Prokuroria me zhduku provat

Autori i masakres se vrasjes se kater policeve ne Durres ka akuzuar dje prokuroret se i kane zhdukur dhe manipuluar provat

Autori i vrasjes se kater policeve ne Durres Dritan Dajti ka akuzuar prokurorine se ka zhdukur dhe manipuluar provat. Ne seancen e zhvilluar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda e cila ishte e para e zhvilluar me dyer te hapura Dajti deklaroi ne sallen e gjyqit se jane zhdukur tabulatet e pergjimit te tij. Ne lidhje me kete fakti Dajti iu referua deshmise se bere me dyer te mbyllura nga ish-shefi i Drejtorise kunder Krimit te Organizuar Arian Muca sipas te cilit Dritan Dajti ishte vene nen pergjim nga policia para se te arrestohej. Por sipas te pandehurit pas dates 7 gusht dita e krimit dhe arrestimit te tij tabulatet e telefonit te vene nen pergjim jane zhdukur. Per te argumentuar kete fakt i pandehuri u eshte referuar dje edhe deklarimeve te prokurorit sipas te cilit operacioni i policise ka qene i paorganizuar mire dhe madje i paligjshem. I akuzuari u shpreh gjithashtu se asnje prej policeve qe i mbijetuan shkembimit te zjarrit deklaruan se nuk e kishin pare se kush qelloi ndaj policeve Fatos Xhanin dhe Altin Dizdari. Ndersa tete prej tyre eshte shprehur Dritan Dajti nuk e kishin pare se kush qelloi ndaj policit Sajmir Duckollari. Dritan Dajti akuzoi gjithashtu se prokuroret nuk i kane sekuestruar armet ne vendin e ngjarjes por ato jane administruar ne korridoret e Prokurorise se Krimeve te Renda.I pandehuri i kerkoi nga gjykata regjistrimin e te gjitha seancave gjyqesore duke e konsideruar kete si nje garanci per proces te rregullt ligjor dhe te paanshem. Por deklarata e Dajtit eshte nderprere disa here nga prokuroret e ceshtjes te cilet i kerkuan gjykates te vazhdonte me pyetjen e deshmitareve pasi i pandehuri mund ti bente keto deklarime gjate fazes se konkluzioneve perfundimtare. Me pas procesi vijoi me deshmine e 3 personave shites ambulante qe jane ndodhur ne vendin e ngjarjes mesditen e 7 gushtit 2009 ku gjate operacionit per arrestimin e Dritan Dajtit mbeten te vrare 4 punonjesit e policise Fatos Xhani Sajmir Duckollari Altin Dizdari dhe Kastriot Feska si dhe Ledion Mara nje i njohur i Dritan Dajtit.

Deshmia e A. Muces ne gjykate

Dy seanca me pare drejtuesi i operacionit per arrestimin e Dajtit Arjan Muca rrefeu para trupes gjykuese momentet e pergatitjes per operacionin e arrestimin e te shumekerkuarit. Sipas deshmitarit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise kishte mberritur nje informacion ne rruge operative qe Dritan Dajti ishte perfshire ne nje rrjet trafiku. Po sipas deshmitarit pas ketij informacioni strukturat e Policise kishin siguruar nje numer telefoni qe perdorej nga i shumekerkuari. Ate numer e kemi vene ne pergjim pergjim qe nuk na solli rezultat - eshte shprehur deshmitari. Referuar thenieve te tij pasi kishin lokalizuar vendstrehimin e Dajtit prane pistes Iliria ne plazhin e Durresit kane bere nje plan masash. Nje nate para operacionit shkuam dhe pame perimetrin. Pergatitem skicat. Do ishim tri grupe. U dhashe oficereve qe do te nderhynin edhe nje foto te Dajtit - ka pohuar deshmitari Muca ne ate seance. Ne lidhje me diten e ngjarjes Muca ka rrefyer se kur kane mberritur ne Durres kane qene tre makina dhe nje motor. Une isha me makine. Komunikoja me personat qe ishin aty me ane te celulareve. Kishim informacionin qe Dajti levizte me nje automjet Touareg me xhama te erret dhe qe qendronte gjithmone mbrapa. E pashe ne distance automjetin Touareg ne rrugicen prane pistes Iliria. Mora ne telefon agjentet dhe u thashe qe po vinte. Automjeti Touareg beri nje xhiro dhe ndaloi ne nje rrugice prane pistes lsquoIliria. Une parkova makinen. Pas pak u thashe agjenteve te nderhynin - eshte shprehur deshmitari. Sipas deshmitarit ai kishte qene shume prane ne nje rrugice paralele kur kishte degjuar te shtena. Ne vijim ai ka rrefyer se kishte rendur drejt vendit ku ka pare oficeret e Policise te gjakosur si edhe momentin kur i eshte afruar Dritan Dajtit te plagosur dhe e ka carmatosur duke i larguar pistoleten nga duart.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›