Gjirokaster Sekuestrohen dy canta me rreth 50 kilograme marijuane
Nje sasi droge prej 50 kg dhe nje transportues marijuane eshte arrestuar gjate nje operacioni antridroge ne Gjirokaster. Rreth mengjesit te djeshem specialistet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster kane marre informacion ne rruge operative se 2 te rinj ne vendin e quajtur Fushat e Glines perballe fshatit Gline te rrethit Gjirokaster po transportonin me krahe ne drejtim te kufirit jeshil me shtetin grek dy canta te medha shpine ku dyshohej se kishin lende narkotike. Menjehere jane nisur ne drejtim te vendit ku ishte marre informacioni. Megjithese ishte mjegull erresire dhe binte shi i rrembyer eshte bere i mundur identifikimi i vendndodhjes se 2 shtetasve te cilet kishin qendruar buze lumit Drino perballe fshatit Gline. Ne momentin qe forcat e Policise jane afruar ne drejtim te vendit ku ndodheshin keta shtetas te dy shtetasit qe transportonin lenden narkotike kane braktisur cantat dhe jane larguar me vrap ne drejtim te fushave te Glines. Specialistetjane vene ne ndjekje te tyre duke iu bere thirrje qe keta shtetas te mos levizin dhe ti bindeshin thirrjeve te policise por te 2 shtetasit nuk i jane pergjigjur thirrjes se Policise duke u hedhur ne lumin Drino dhe kane vijuar te levizin me shpejtesi ne drejtime te ndryshme pasi u ndane nga njeri-tjetri. Ne ndihme te forcave te Policise se Komisariatit te Policise Gjirokaster kane shkuar edhe specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Ndjekja e dy personave te cilet po benin transportimin e dy cantave me lende narkotike ka vijuar gjate gjithe oreve te para te mengjesit ku rreth ores 0900 ne afersi te fshatit Sofratike eshte bere e mundur kapja e njerit prej ketyre shtetasve i dyshuar si transportues i lendes narkotike. Personi i dyshuar eshte transportuar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster per veprime te metejshme hetimore. Gjithashtu nga informacionet e grumbulluara ne rruge operative eshte bere shpallja ne kerkim policor e shtetasit te dyte te dyshuar si transportues i kesaj lende narkotike te sekuestruar nga ana jone gjate operacionit. Po mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative ka rezultuar se lenda narkotike eshte blere ne fshatin Lazarat dhe me destinacion perfundimtar shtetin grek.