Fier gjykata kerkon prova te metejshme
Vrasja e biznesmenit 30 dite burg Hykes Agim Hyka akuzohet per vrasjen e Spartak Spahos
30 dite arrest me burg ka dhene gjykata e Fierit per te dyshuarin si autor te vrasjes se biznesmenit Spartak Spaho. Seanca e vleresimit te arrestimit dhe percaktimit te mases se sigurise per 33-vjecarin Agim Hyka i arrestuar si i dyshuar per vrasje ne bashkepunim te sipermarresit te ndertimit Spartak Spaho u zhvillua dje ne mesdite ne gjykaten e shkalles se pare Fier. Prokurori i ceshtjes Hysen Ajasllari ka kerkuar si mase sigurie 30 dite burg duke argumentuar se duhen prova te tjera per te dhene nje mase sigurie perfundimtare per te dyshuarin Hyka. I pandehuri eshte perfaqesuar ne mungese nga avokati i tij Agron Kalemaj ndersa gjyqtarja e ceshtjes ishte Lindita Sinani. Kjo e fundit ka pranuar kerkesen e organit te akuzes dhe vendosi te jape si mase sigurie burgimin me 30 dite per Agim Hyken. Ky I fundit u arrestua mbremjen e se henes nga policia e Fierit si autor i dyshuar per vrasjen e 42-vjecarit Spartak Spaho ndodhur ne qender te qytetit. Viktima u qellua me bresheri automatiku dhe gjeti vdekjen si pasoje e 14 plumbave ne trup ndersa u plagosen 2 kalimtare te rastit. Arrestimi i Hykes nga policia nuk u shoqerua me zbardhjen e motiveve te ngjarjes dhe as me deshmine e ndonje prove materiale sic mund te ishte arma e krimit apo makina e cila drejtohej nga vrasesit. 40 minuta pas vrasjes polica gjeti nje automjet te djegur ne fshatin Hoxhare ndersa Hyka eshte banor i fshatit fqinj Povelce. Mesohet se viktima Spaho dhe i arrestuari Hyka i lidh motivi i hakmarrjes per vrasjen e te atit te Hykes ne vitin 1996 vrasje e pazbardhur ende e ndodhur ne shtetin grek.