E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kalon traumën, rikthehet sërish në punë në zyrën e kryeministrit

berisha-dalja-e-pareTiranë- Kryeministri në detyrë Sali Berisha është fotografuar për herë të parë pas 23 qershorit, nën shoqerinë e truprojës së tij. Të mërkurën rreth orës 11:00 kryeministri Berisha është rikthyer në zyrë, ai është fotografuar nga Gazeta Idea duke lënë apartamentin ku banon tek ‘Rruga e Elbasnait’ e duke hipur në automjet.

Kjo është dita e parë e rutinës së tij pas zgjedhjeve ku Partia Demokratike humbi thellë.

Ndërkohë një ditë më parë ai ka vizituar presidentin Bujar Nishani në Presidencë, i shoqeruar nga kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.

Ende s’ka një lëvizje zyrtare për vendimin që Berisha do të marrë. Tashmë jo më si kryeministër, por si kryetar i Partisë Demokratike. Por ka aludime se pritet një dorëheqje si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga kreu i PD-së.

Dhe vizita në Presidencë bashkë me Bashën është interpretuar si dëshirë për t’i lënë testamentin e drejtimit të PD-së, pikërisht besnikut të tij Lulzim Bashës.

berisha-daljaBerisha duke dalë nga banesa

Ndryshe nga çfarë parashikon Kushtetuta e vendi se Kuvendi i ri nis punën në muajin shtator, aktorët politikë janë duke bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re për shkak të krizës ekonomike. Qeveria e re pritet të nisë punën javën e parë direkt menjëherë pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga KQZ-ja.

image-(1)Berisha duke lënë banesën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›