Dritan Dajti luan teatër në sallën e gjyqit: Gjyqtarë, mos zvarrisni procesin
Tiranë- Odiseja e zvarritjeve të procese gjyqësore në ngarkim të akuzuarit të drejtësisë shqiptare Dritan Dajtit nuk ka të ndalur. Pas dështimit të seancës së djeshme gjyqësore, të njëjtin fat pësoi edhe ajo e sotmja që ka kaluar numrin e 200-të.
Do të rikthehem në gjyq kur të më caktoni një avokat,-tha Dajti teksa iu drejtua trupës gjyqesore duke e akuzar: Po zvarrisin gjyqin. Kërkoj avokat.
Që prej largimit të avokatit Hadëraj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj Dajtit, edhe pse pak javë më parë u vendos që gjyqi do të vijojë vetëm me praninë e tij.
Kështu Dajti, i cili ka studiuar për drejtësi, duket se ka themeluar precedentin e parë në drejtësinë shqiptare. Ligji parashikon se i pandehuri nuk mund të gjykohet pa avokat, e në këto kushte, Dritan Dajti nuk pranon të marrë avokat. Ligji thotë se gjykata mund të caktojë një avokat kryesisht, sipas një liste që ka në dispozicion nga vetë dhoma e avokatisë. Por paçka gjykata i ka caktuar, por «çuditërisht» avokatët tërhiqen të gjithë, një e nga një, nga çështja.
Përmes kësaj praktike, Dajti ia ka dalë të bllokojë zhvillimin e procesit për katër vjet me radhë dhe kur kanë dështuar në mënyrë të njëjtë mbi 207 seanca të njoftuara. Në këto kushte, kur drejtësia është vënë përballë një dështimi të paprecedent, përballë pamundësisë për të bërë një gjyq, gjykata i është drejtuar disa herë publikisht KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë duke fajësuar avokatët për këtë dështim. Teksa vetë këta të fundit propozuan edhe rastin e Italisë, kur një i pandehur u gjykua pa praninë e një avokati.
Dajti akuzohet se më 9 gusht të 2009-ës ka vrarë katër policë në zonën e plazhit në Durrës.