Berisha: Alternativa tjetër e kaosit i sheh biznesmenët si kundërshtarë, e rrezikshme
TIRANË- Është përuruar sot terminali i ri i doganës së Tiranës në një ceremoni ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit, qeverisë si edhe kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se ky terminal është një kompleks dinjitoz, i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për biznesin
“Kjo vepër dëshmon nga njëra anë se çfarë potenciali i madh ekziston në këtë bashkëpunim mes qeverisë e biznesit. Duhet të zhdukim çdo barrierë, të thithim potencialin e jashtëzakonshëm të biznesit. Ju garantoj se do bëjmë gjithçka që nëpërmjet kësaj nisme t’ju shërbejmë më mirë qytetarëve tanë, kjo sjell kushte jetese më të mira, rroga më të mira, punësim më të madh. Ky kompleks terminali dinjitoz, ofron shërbimet më të mira dhe të merituara”, tha Berisha.
Për kreun e qeverisë thelbësore mbetet klima miqësore ndaj biznesit. Siç tha Berisha, qeveria që ai drejton do të bëjë gjithçka për të përmirësuar këtë klimë.
“Kjo qeveri e konsideron politikën miqësore ndaj jush si platformën e palëkundur ndaj saj. Do bëjmë gjithçka për një mjedis miqësor. Kam qenë gjithnjë i interesuar për kërkesat tuaja, ju e dini që sensi i suksesit tuaj qëndron në liritë tuaja. Në veprimtarinë e përditshme ju përballeni me arbitraritete të punonjësve të administratës. Por ju siguroj se do bëjmë gjithçka për një transparencë të marrëdhënieve me ju. Barazi para ligjit për të gjithë ju”, tha ai.
Sipas kryeministrit, “Lira ekonomike ka zgjedhur bizneset tuaja. Kam bindjen më të thellë, nuk ka paketë të fundit fiskale për këtë qeveri, ka paketë të radhës. Ne besojmë se liria e individit, liria e iniciativës së tij të lirë është vendimtare për mirëqenien e biznesit”.
Berisha ndër të tjera sulmoi alternativën e opozitës, duke thënë se ajo është alternativa e kaosit dhe taksës progresive që rrezikon biznesin, pasi e sheh atë si kundërshtar.
“Alternativa tjetër është ajo e kaosit, kaosi është rrënimi i biznesit. Historia e ligjit është, ai lindi aty ku lindi biznesi. Lindi për të treguar marrëdhëniet e biznesit. Ai një ditë thotë se do të vendosë taksën progresive, kur reagojnë thotë që do ta vendosë për të ardhurat personale. Ajo është armiqësi e hapur ndaj biznesit. 4 miliardë investime si u bënë në Shqipëri, nga anëtarësimi në NATO dhe nga taksa e sheshtë, këto u bënë ftuese për biznesin. Tani është tek kaosi, do heq taksën e biznesit të vogël thotë, ideja për të ngushtuar bazën e taksave është kriminale, ide për të shembur ekonominë. Në çdo vend zgjerohet baza e taksës, por nëse i sheh biznesmenët si kundërshtarë për t’i vjelur, ti rrënon vendin. Pra kemi të bëjmë me alternativë kaosi dhe të rrezikshme për biznesin”, tha Berisha më tej.
(m.a/BalkanWeb)