E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sonte Eurosong 2013 në Suedi, ja 16 performancat e para

albaniaaSuedi- Mbrëmja e 14 majit është edhe nata e parë e gjysmë finales së festivalit më të ndjekur mbarëkombëtar i cili këtë rradhë do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Sonte do të performojnë 16 shtete, si Serbia, Mali i Zi, Kroacia. Eurosong këtë vit e pret Shqipërinë në natën e dytë, po ashtu edhe Maqedonia do të përformojë të enjten e 16 majit.

Kriacia është i pari që do të ngjitet në skenën e Eurosongu-t, në Malmo të Suedisë, për të performuar këngën Mizerja.

Ndërsa sipas vlerësimeve në You Tube,  Mali i Zi është renditur si kënga më e pëlqyer pasi ka marrë më shumë klikime nga të gjitha gjatë muajit të parë të transmetimit.

Serbia do të përfaqësohet nga grupi i 3 vajzave 3 Moje. Kosova nuk është e lejuar të marrë pjesë në ngjarjen për shkak se ajo nuk është anëtare i Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Bosnjë e Hercegovina nuk do të marrë pjesë në konkurs për shkaqe financiare. 

Shqipëria do të përfaqësohet me këngën Identiteti të Adrian Lulgjuraj dhe  Bledar Sejko. Në konferencën e parë ata janë shprehur se gjithçka është bërë në mënyrë perfekte. Ajo është perfekte. Do ta djegim të enjten, është shprehur Adrian Lulgjuraj.

Eurovision Song Contest, mbahet çdo vit që nga 1956-ta dhe ka një audiencë televizive të vlerësuar me rreth 100 milionë shikues.

Sonte do të performojnë këto shtete:

1.Austria: Natália Kelly – Shine

2.Estonia: Birgit – Et Uus Saaks Alguse

3.Slovenia: Hannah – Straight Into Love

4.Croatia: Klapa s mora – Mierja

5.Denmark: Emmelie de Forest – Only Teardrops

6.Russia: Dina Garipova – ëhat If

7.Ukraine: Zlata Ognevich – Gravity

8.The Netherlands: Anouk – Birds

9.Montenegro: Ëho See – Igranka

10.Lithuania: Andrius Pojavis – Something

11.Belarus: Alyona Lanskaya – Solayoh

12.Moldova: Aliona Moon – O Mie

13.Ireland: Ryan Dolan – Only Love Survives

14.Cyprus: Despina Olympiou – An Me Thimasai

15.Belgium: Roberto Bellarosa – Love Kills

16.Serbia: Moje 3 – Ljubav Je Svuda

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›