E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shqyrton sot listat e 15 subjekteve zgjedhore

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet të martën pasdite për të rimarrë në shqyrtim listat e 15 subjekteve zgjedhore, të kthyera mbrapsht për shkak të mungesës në dokumentacion.

Një ditë më parë KQZ njoftoi partitë politike se data 13 maj ishte afati i fundit i parashikuar në ligj për paraqitjen e listave të korrigjuara.
Listat e subjekteve zgjedhore që do të kalojnë për miratim të martën, ndër të tjera janë Partia Social Punëtore, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Uniteti Kombëtar, Partia Lëvizja Shqipëria e Re, Partia Ardhmëria Shqiptare, etj.

Deri tani KQZ ka miratuar listat e kandidatëve të 50 partive politike, që janë grupuar në dy koalicione, ndërsa katër subjekte konkurojnë të vetëm në zgjedhjet e reja.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›