E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti, mblidhet Komiteti disiplinor i avokatëve

TIRANË- Ka nisur sot rreth orës 17:40 mbledhja e Komitetit disiplinor të avokatëve në Dhomën e Avokatisë, pas masës disiplinore të kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 42 avokatë.

Masa për 42 avokatët vjen pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të marrin në mbrojtje Dritan Dajtin, seanca gjyqësore për të cilin është shtyrë më shumë se 200 herë nga mungesa e avokatëve.

Mësohet se në këtë mbledhje do të shqyrtohen vetëm 12 dosje ankimore. I pranishëm për masë disiplinore është
ish-avokati i Dajtit, Asaf Hadëraj. Ndërkohë që disa nga masat disiplinore që pritet të jepen janë paralajmërim, gjobë dhe heqje license.

Kujtojmë se, Komiteti i disiplinës është mbledhur pas më shumë se dhjetë muajsh dhe për herë të parë në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarë nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë. Komiteti disiplinor i avokatëve përbëhet nga 9 anëtarë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit, nuk paraqitet avokati

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›