Elbasan, vdes në aksident drejtori i shkollës, plagoset mësuesi
BELSH - Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Belsh. Mësohet se viktimë ka mbetur drejtori i shkollës në fshatin Seferan, Celik Peqini, 55 vjeç, si dhe është plagosur Besim Berani, i cili gjithashtu punonte si mësues në këtë shkollë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kajan, ku mjeti me të cilin udhëtonin mësuesit, tip fuoristradë me targa AA 247 FY, ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga. I plagosuri Besim Berani, është dërguar në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)