Dritan Dajti perserit kerkesat ne gjykate

Vazhdon telenovela e procesit gjyqësor ndaj vrasësit të policëve Dritan Dajti edhe në seancën e radhës, policia vazhdoj me mbikëqyrjen dhe kontrollin e ambienteve të Gjykatës me qen ati-eksploziv, ndërsa brenda sallës së gjyqit ndodhej i pandehuri Dajti me paterica ndër duar.
Seanca filloi me debatet e avokatit Kadri Isufaj, që ishte paraqitur në sallën e gjyqit por që në nxitim e sipër kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve dhe më pas hoqi dorë nga mbrojtja e Dajti. Këtë vendim e mori pasi i pandehuri i kërkoi të largohet nga salla e gjyqit.
Më pas i pandehuri, përsëriti kërkesat e bërë edhe në seancat e kaluara, për veprimet e policisë gjatë arrestimit të tij. Këto kërkesa u hodhën poshtë nga gjykata dhe Dajti vendosi përsëri të largohet nga salla e gjyqit.
Gjykata ndërpreu seancën për të caktuar datën 23 shtator për vazhdimin e gjyqit.