PD Rama po kthen ligjin klientelist te prokurimit te drejtperdrejte

Demokratët akuzojnë kryeministrin e dekretuar Edi Rrama se po shkel ligjin për prokurimet. Deputeti Oerd Bylykbashi, akuzoi kryeministrit se i paguan me miliona euro zyrave konsulente me prokurim të drejtpërdrejtë dhe klientelist.
Deklaratë e plotë e deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi:
Pa marrë ende mandatin qeverisës, Edi Rama e nis me këmbën e majtë edhe në prokurimin e shërbimeve.
Me një fjali të fshehur mes rreshtash të mjegullt të programit të tij, Edi Rama i thotë shkarazi shqiptarëve se, "do të ftojë një kompani të huaj, të njohur në tregun ndërkombëtar, për ta ndihmuar në lidhje me tatimet dhe doganat".
Një fjalë e urtë angleze thotë se: "Nuk ekziston dreka falas".
Shqiptarët e dinë z. Rama, se aq më pak egziston ndonjë kompani që ofron konsulencë falas në tregun ndërkombëtar.
Këto konsulenca, që institucionet tona i marrin falas nga organizatat partnere, kushtojnë milona dollarë. Një ndihmë që paguhet nuk është ndihmë, por shërbim që blihet.
Z. Rama u tha shqiptarëve publikisht se ka gjetur që tani kompaninë. Kjo është kompania - Croën Agents. Madje kjo kompani e deklaron që tani në faqen e saj të internetit, se ka zyrë në Shqipëri.
Por, më e keqja është se këtë shpenzim klientelist, z. Rama do ta bëjë me prokurim të drejtpërdrejt, jo me tender të hapur ndërkombëtar.
Kjo është shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve. Qeveria e Kryeministrit Berisha e zhduku prokurimin e drejtpërdrejt dhe i kurseu buxhetit të shtetit miliarda dollarë, që më parë shkonin në xhepat e zyrtarëve socialistë.
Z. Rama po kërkon të shkelë ligjin dhe të kthejë prokurimin klientelist të drejtpërdrejt. Ai ka edhe arrogancën ta vërë këtë në programin e qeverisë me qëllim per ta legalizuar me votat e votëbesimit të qeverisë, shkeljen që ai do të bëjë, në mënyrë që nesër të ketë dorën e lirë.
Ai u mburr në Kuvend se ka marrë një mazhorancë dërrmuese dhe po përgatitet që me arrogancën e kësaj mazhorance, të dërrmojë ligjin dhe çdo praktikë të mirë të instaluar deri më sot me konsulencën e BE-së, OKB-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.
Ky është një lajm i keq për shqiptarët, sepse na tregon vizionin e një kryeministri që do të dërrmojë shtetin e së drejtës, vetëm që piktura qe ai ka ne kokë për shtetin të realizohet.