E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet skema dhe identikiti i vrasesit te financieres Majlinda Hoxha

Zbardhet skema e vrasjes së Majlinda Hoxhës, në lokalin e basteve pranë zonës së ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i plagosur objektivi i vrasësit Elton Fusha...

Skema është krijuar në bazë të kamerave të sigurisë që ndodheshin në një aktivitet privat pranë lokalit ku ndodhi vrasja mbrëmjen e 9 shtatorit...

Sapo ka kaluar derën e lokalit, atentatori ka nxjerr pistoletën pa silenciator dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej pronari i lokalit Fusha. 

Se bashku me te ishin edhe financierja e kompanisë, viktima Hoxha dhe bashkëshorti i saj. 

30 vjeçari Fusha, ka marr plumbin e parë në shpatull dhe me pas është shtrirë ne toke, duke i shpëtuar tre plumbave të tjerë, që kanë goditur Majlinda Hoxhen, duke i shkaktuar vdekjen....

Pas të shtënave, autori është larguar me qetësi, duke lënë pas 5 gëzhoja.

Sipas akuzës, vrasësi është një person rreth të 30 –ve, i gjatë rreth 1.75 cm, me fizik të dobët dhe kapuc në kokë...Ky përshkrim është bërë edhe nga bashkëshorti i viktimës dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë....
Sipas akuzës, dyshohet që atentatori ka përdorur armën e llojit “Makarov” që tashmë gëzhojat po ekzaminohen duke i krahasuar me gëzhoja të tjera të gjetur në vendngjarje të ndryshme, pasi dyshohet se autori është vrasës me pagesë. 
Elton Fusha ka thene se kur të shërohet do të flase, kjo ka bërë që të hidhen dyshime se i plagosuri e njihte autorin e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›