Dritan Dajti te Krimet e Rënda, pritet masa e sigurisë

Dritan Dajti ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të rënda me ambulancën e spitalit dhe i shoqëruar me forca të shumta policie. Pritet që për Dritan Dajtin, i cili dyshohet se ka vrarë katër policë gjatë përpjekjes për ta arrestuarn të jepet masa e sigurisë. Mbi Dajtin, rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore. Dritan Dajti, veç masës do të njihet dhe me tri dënimet e rënda që ka marrë gjatë qëndrimit në arrati. Masa e sigurisë pritet të vendosë arrest me burg për Dritan Dajtin dhe bashkëpunëtorët e tij Elvis Karoli dhe Erges Xhaxhi .