Sot masa e sigurisë për Dritan Dajtin

Dritan Dajti, i cili dyshohet se ka vrarë të katër policë gjatë përpjekjes për ta arrestuar pritet të mbërrijë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë. Mbi Dajtin, rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore. Dritan Dajti, veç masës do të njihet dhe me tri dënimet e rënda që ka marrë gjatë qëndrimit në arrati. Masa e sigurisë pritet të vendosë arrest me burg për Dritan Dajtin dhe bashkëpunëtorët e tij Elvis Karoli dhe Erges Xhaxhi .