E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti Kontrabanda e naftes shkon shume lart..

Ish-ministri i Ekonomise Kontrabanda shkon shume lart deri ne nivel ministrash. Njerezit e thjeshte kane folur dhe flasin kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkefajesi. Kam informuar Berishen per kontrabanden dhe nuk mori asnje mase


TIRAN- Skema e kontrabandes shteterore e naftes eshte denoncuar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti por kjo ka sjelle krisjen e pare te tij me kryeministrin Berisha. Kreu i LSI-se Ilir Meta kishte disa muaj qe i kerkonte Berishes shkarkimin e Priftit por kryeministri nuk kishte pranuar.


Ne momentin qe Prifti kerkoi takim me Berishen dhe nisi ti fliste per kontrabanden e naftes kryeministri ka kerkuar qe i pranishem te ishte edhe ministri i Financave Ritvan Bode. Ish-ministri i Ekonomise i ka shpjeguar kryeministrit se ne kontrabanden e naftes ishte implikuar Agron Kulicaj ish-truproja personale e Berishes me pasi i emeruar ne postin e zv.drejtorit te Policise se Shtetit.


Pas kesaj Berisha i ka kerkuar ministrit te Financave Ritvan Bode qe kete ceshtje ta shikonte me prioritet te madh. Me kete fjali eshte mbyllur edhe takimi mes Berishes Bodes dhe Priftit. Por kane qene vetem llafe. Sepse pas kesaj bisede cdo gje ka vijuar si me pare asgje nuk ka ndryshuar.

Nga analiza ime kam evidentuar nje kontrabande te madhe nafte qe kryhet nga vete shteti. nje person ne kete mes qe quhet Agron Kuliqi ish-badigardi i Sali Berishes qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit.


Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes ne te cilen jane perfshire edhe policia e shtetit doganat e tatimet. Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri ka thene qe i ka dhene porosi ministrit te Financave por edhe sot nuk ka asnje rezultat- ka thene Dritan Prifti.


Agron Kuliqi ka qene per shume vite truproja personale e kryeministrit Berisha dhe ne vitin 2005 u rikthye ne radhet e policise duke marre fillimisht postin e kreut te policise kriminale. Nje vit me pas ai mori postin e nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit post te cilin e mban edhe sot madje ne zyrat e policise thuhet se ai eshte drejtori real.


Ka shume zyrtare te tjere te perfshire qe nga ish-drejtues te ARMO-s shteterore qe nga drejtues lokale te policise se shtetit deri ne drejtues e punonjes doganash. Rrjeti i ketij aktiviteti kriminal eshte shume i madh. Ata kane punuar me shume kujdes dhe eshte shume veshtire ta zbulosh kete krim qe i ka sjelle shtetit miliona euro dem ekonomik dhe evazion fiskal- ka thene Prifti duke shtuar Me kete ceshtje duhet te merret prokuroria por per mendimin tim shkon shume lart deri ne nivel ministrash.


Nje aktivitet kaq i madh kriminal ku kane marre pjese qindra shofere dhjetera police dhjetera punonjes doganash e tatimesh eshte e pamundur te behet nen hunden e shtetit dhe askush mos te dije asgje.


Njerezit e thjeshte kane folur dhe flasin kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkefajesi. Pjesa me e madhe e kesaj afere eshte bere ne vitet 2007-2008 dhe pak ne 2009-en. Une per pjesen time kam folur me anetare te qeverise dhe po flas publikisht. Duhet te flasin dhe te tjeret.


Ne veren e vitit 2010 Prifti e ka ngritur kete ceshtje ne mbledhjen e qeverise duke propozuar edhe nje vendim ku ndalohej shitja e naftes tek subjektet e palicencuara. Fillimisht Berisha ka mohuar biseden me Priftin dhe Boden per kontrabanden e naftes por pas publikimit te dokumentit nuk ka pasur me asnje reagim.


Permbajtja e vendimit ishte kjo Ne dokumentin e lejes se koncesionit dhene Armo sha-se Tirane per perpunimin e naftes gazit dhe te nenprodukteve te tyre bashkelidhur vendimit nr.41 date 14.1.2009 te Keshillit te Ministrave te shtohet nje paragraf me kete permbajtje Armo sh.a. ndalohet tu tregtoje produkte gjysme te gatshme subjekteve te cilat nuk zoterojne lejet perkatese te tregtimit ose impiantet perkatese te perpunimit per keto gjysmeprodukte- thuhet ne vendimin qe qeveria ka marre me date 26 qershor. Ky vendim ka hyre ne fuqi ne date 28 korrik te ketij viti pas botimit ne fletoren zyrtare.


Prifti per Agron Kulicajn

Agron Kulicajt i ka dale emri ne kontrabanden e naftes. Nje dite te bukur nese hetimin e kesaj kontrabande do ta marre seriozisht. A do tju lexoj nje sms. Nje sms nga nje inspektor i kontrabandes Pasi ndaluam botet mori dikush ne telefon dhe me kercenoi qe leshojini botet. Pas kesaj lajmerova policine. Erdhi grupi i gatshem dhe i thame qe botet te mos luanin nga vendet. Por pas pak botet levizen..


Kjo tregon perfshirjen e policise. Une i them doganave hetoni vitin 2007 deri ne fund te vitit 2009. Shkoni tek ARMO merrni sa eshte prodhuar merrni kujt i eshte shitur dhe shkoni tek kompanite qe i kane blere dhe ku i kane cuar. Nafta gjasme eshte eksportuar por ajo nafte eshte shitur ne shtetin shqiptar. E para nuk jane paguar taksat dhe e dyta ai produkt eshte i ndaluar te perdoret ne tregun shqiptar- ka thene Prifti.


Si funksiononte kontrabanda e naftes


Nafta me dokumente shenohej se do te dergohej ne Itali per perpunim por ne fakt nuk ndodhte kjo gje. Gjysma e sasise se naftes Virgin dergohej ne Itali ndersa pjesa tjeter mbahej ne Shqiperi. Ne kete skeme jane te perfshire dy kompani nafte vendase. Nafta regjistrohej sikur do eksportohej por ne te vertete i dergohej nje kompanie me baze ne Fier e cila e perziente me nafte normale. Fisheku.


Perzierja behej ne dy depo te kesaj kompanie ne Fier dhe ne zonen e Durresit. Pas perzierjes nafta tregtohej ne pika te ndryshme karburanti. Prokuroria ka verifikuar rast pas rasti faturat e naftes Virgin te dala nga Albpetroli faturat e daljes nga porti i Vlores por edhe faturat e hyrjes ne Itali.


Kompania Albpetrol kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet dhe me pas e dergon ate ne rafinerite e kompanise Armo. Kjo kompani perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore.


Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim kthehej ne mbetje Virgin llumi i mbetur nga perpunimi qe sipas rregullit keto mbetje te ngarkuara ne bote transportohen per ne portin e Vlores dhe me pas dergohej ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim.


Neper keto pika perziheshin dy njesi nafte e rregullt D2 dhe nje njesi nafte e cilesise se keqe Virgin dhe me pas shitej si nafte e mire. Nderkohe nga ana tjeter dokumentacioni perpilohej ne menyre fiktive sikur keto mjete jane derguar ne Itali dhe Gjermani per perpunim per llogari te Armo-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›