E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salla e Banjes per Grate e Burgut

Rreth ores 12.00 grate dhe vajzat e denuara ne burgun 325 dolen nga qelite e tyre dhe erdhen pane ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar shfaqjen Salla e banjes shkruar nga Astrid Veillon vene ne skene nga Inis Gjoni.


Fytyrat e tyre mund te shiheshin shkarazi permes xhamit te zi te makinave te policise qe hyne deri brenda oborrit te Teatrit Kombetar per te qene sa me afer hyrjes nga ana e pasme.


U priten nga grate e stafit teatrit me pershendetje dhe falenderime. Vete regjisorja hipi ne skene dhe iu tha Shpresoj te kenaqeni te ndiheni me te lehtesuara dhe shume shpejt te ktheheni ne shtepite tuaja. Pa mbaruar mire fjalet Gjoni nderhyri aktorja Hajrie Rondo aktore ne kete shfaqje duke e quajtur vepren dhe shfaqjen e Gjonit Pike referimi per problemet qe kemi.


Rondo uroi qe edhe grate dhe vajzat te cliroheshin nga prangat shpirterore dhe shume shpejt te shkonin ne shtepite e tyre. Nga cilat pranga shpirterore po i ftonte Rondo te cliroheshin kur vete ne rolin e nenes se deshperuar per nje bije te pamartuar i keshillon vajzes dhe mikes se vajzes E vetmja gje qe duhet te beje gruaja eshte perkedhele libidon e burrit.


E nderkohe e bija ne rol Marsela Lena bertet si e cakerdisur Jam 30 vjec dhe ju them ik pirdhuni. Nuk jane qarjet per vetmi per keqtrajtim dhe shkarkimi i nje mllefi te pakuptuar qe grate e Gjonit shprehnin ne shfaqje ato qe mund te dialogojne me shpirtin e nje gruaje te ciles i mungon liria dashuria jeta.


Qysh ne fillim te shfaqjes te rejat qeshnin dhe shihnin te cuditura kurse grate ne moshe fshihnin fytyren pas supit te te rejave. Kjo shfaqje me aktoret Hajrie Rondo Klea Konomi Niada Saliasi Marsela Lena dhe Klara Shehu shfaqet sonte ne skenen e vogel te TK-se.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›