E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikonfirmon lirimin e Delijorgjit dhe Pinarit

Gjykata e Apelit rikonfirmon vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare per lirimin nga burgu te Mihal Delijorgjit dhe Ylli Pinarit. Paraditen e djeshme bosi i Albademil Mihal Delijorgji ish-kreu i Meicos Ylli Pinari dhe ish-mbikeqyresi Meico-s ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec Sokol Ngjeci jane perballur me togat e zeza pas apelimit te prokurorise e cila kundershtoi vendimin e dates 7 shkurt dhene nga Gjykata e Tiranes. Ne kete date gjykata vendosi te shuaje masat e sigurise per tre te pandehurit per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit dhe urdheroi lirimin e menjehershem te tyre nga qelite e burgut 313 ne Tirane dhe dergimin e tyre ne arrest shtepi. Ne vendimin e djeshem gjykata vleresoi si te drejte vendimin e Gjykates se kryeqytetit perkatesisht trupit gjykues qe eshte aktualisht duke shqyrtuar dosjes e tragjedise. Ashtu sic edhe ka arsyetuar gjyqtari Hadi lirimi behet per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit. Paralelisht me kete proces zhvillohej ne Gjykaten e Tiranes seanca e radhes per tragjedine e cila ashtu si dhe nje jave me pare u shty per mungese te mbrojtesve. Avokatet qe mungonin dje ne seance ishin pikerisht mbrojtesit e Pinarit Delijorgjit dhe Ngjecit duke qene se ata ishin te pranishem ne seancen e gjykates se apelit. Edhe dje nuk eshte mundur te vazhdohet me pyetje-pergjigjet e eksperteve kontabel te cilet kane kryer akt ekspertimin ekonomiko-financiar per tragjedine e 15 marsit 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›