OSBE Perfundoi afati mos nderhyni ne listat e zgjedhesve

Afati i fundit deri kur zgjedhesit mund te paraqesin kerkesa per ndryshime te te dhenave personale eshte 60 dite perpara zgjedhjeve. OSBE iu beri thirrje institucioneve vendore dhe qendrore qe te shmangin nderhyrjen abuzive me listat
TIRAN - Listat per zgjedhjet e 8 majit pritet qe te kene probleme te shumta ku mes tyre gjenden mijera persona te vdekur apo njerez qe nuk kane jetuar ne asnje rast ne zonen ku jane shenuar te votojne.
Shekulli ka denoncuar gjate ketyre diteve dhjetera raste ku me flagranti ishte ai ne fshatin e lindjes se kryeministrit Berisha Vicidol i Tropojes. Nga 461 votues qe kishte lista rreth 60 prej tyre ishin me probleme. Me kete ritem rreth 15 per qind e emrave ne listat e votimit jane me probleme.
Pas denoncimeve te Shekullit dje ka reaguar edhe prezenca e OSBE-ODIHR ne vendin tone duke ngritur te njejtin shqetesim per abuzime me listat. Permes nje deklarate per mediat kreu i Prezences Ambasadori Eugen Wollfarth ngriti shqetesimin se Zyrat e Gjendjes Civile po nderhyjne ne listat e zgjedhesve edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon nje gje te tille. Sipas Kodit Zgjedhor Zyrat e Gjendjes Civile mund te ndryshojne listat vetem 60 dite para dates se zhvillimit te zgjedhjeve.
Ne rast te kundert pra nese zgjedhjet jane me afer atehere nje nderhyrje e tille ndalohet rreptesisht per te shmangur ne kete menyre manipulimet dhe favorizimet e subjekteve te caktuara politike. Afati prej 60 ditesh ka nisur me date 9 mars dhe tashme listat mund te ndryshojne vetem me vendim te gjykates.
Kreu i prezences se OSBE ne vendin tone Eugen Wollfarth i beri thirrje institucioneve qe te respektojne Kodin Zgjedhor dhe te shmangin abuzimet me listat e zgjedhesve.
Ambasadori u shpreh se ne disa Zyra te Gjendjes Civile ne qytetet me te medha ne vend po ndryshohen listat e zgjedhesve edhe pse afatet ligjore qe e lejojne nje gje te tille jane tejkaluar. Jam vene ne dijeni se disa Zyra te Gjendjes Civile ne te gjithe Shqiperine vazhdojne te perpunojne kerkesa te reja per ndryshime te dhenash ne listat paraprake te zgjedhesve.
Do te doja te deklaroja serish se sipas Kodit Zgjedhor afati i fundit deri kur zgjedhesit mund te paraqesin kerkesa per ndryshime te te dhenave personale eshte 60 dite perpara Dites se Zgjedhjeve qe ne rast te zgjedhjeve te ardhshme per pushtetin vendor eshte data 9 mars 2011 - theksoi Wollfarth.
Kreu i OSBE-se iu kerkon partive politike qe ti permbahen ligjit per zgjedhjet per te shmangur cdo nderhyrje ne procesin zgjedhor te 8 majit. Duke qene se kjo date ka kaluar tashme do te doja tu beja thirrje te gjitha institucioneve ne nivel qendror dhe vendor te perfshira ne hartimin e listave te zgjedhesve ti permbahen plotesisht Kodit Zgjedhor dhe kesaj dispozite ligjore te rendesishme - tha Eugen Wollfarth perfaqesuesi i prezences se OSBE ne vendin tone.
Opozita Listat e zgjedhjeve po falsifikohen ne KQZ
Shqetesimi per listat e zgjedhjeve u ngrit dy dite me pare edhe nga opozita e cila akuzoi ne Kuvend mazhorancen per tentativa manipulimesh per zgjedhjet vendore permes listave te zgjedhesve.
Deputeti socialist Arben Ahmetaj denoncoi nga foltorja e Kuvendit se ne ambientet e KQZ-se jane fotokopjuar materialet e zgjedhjeve midis te cilave edhe listat e zgjedhesve dhe se ato nuk ndodhen te depozituara ne Arkivin e Shtetit.
Zonja kryetare dua te denoncoj nje fakt qe ka ndodhur sot ne zyrat e KQZ-se. Sot ne provuam se materialet zgjedhore listat e zgjedhesve procesverbalet per cdo qender votimi nuk ndodhen te depozituar ne Arkivin e Shtetit por ne ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve madje edhe ne zyren e kryetarit te KQZ-se. I gjithe ky proces perpunimi ka ndodhur larg syve te medias i pa asistuar dhe larg transparences qe ky institucion e ka detyrim.
Cili eshte shkaku qe dokumentet e materialet zgjedhore gjenden ne zyren e kryetarit te KQZ-se dhe vazhdojne ne kete. Fotokopjohen identitetet e votuesve ne Vlore Durres Gjirokaster Tirane dhe ne shume qendra te tjera te fituara nga PS.
Ka vetem nje arsye te prishe e te manipuloje procesin e 8 majit. Ky eshte nje krim elektoral qe duhet hetuar - theksoi Ahmetaj.
Takimi me Ahmetin Topi Ishte rastesor
Zemerimi i klases politike shqiptare ne Maqedoni per takimin e presidentit Topi vetem me kreun e PDU-se Ali Ahmeti ka sjelle reagimin e institucionit te Presidences. Permes nje njoftimi zyra e shtypit sqaron se gjate qendrimit ne Shkup Presidenti Topi nuk ka pasur asnje takim te programuar me drejtues te partive politike shqiptare ne Maqedoni dhe se takimi kryetarin Ahmeti ka qene nje takim rastesor i bere ne mjediset ku po zhvillohej ceremonia e perurimit te Qendres Perkujtimore te Holokaustit.
Sipas presidences kreu i shtetit zhvilloi nje bisede telefonike duke u pershendetur edhe me Kryetarin e PDSH-se Menduh Thaci i cili nuk ishte i pranishem ne ceremonine e zhvilluar.
do interpretim tjeter i takimit te rastesishem me Kryetarin e PDI-se Ali Ahmeti eshte i pasakte dhe nuk i kontribuon aspak frymes se vazhdueshme qe Kryetari i Shtetit shqiptar ka percuar per unitetin e faktorit shqiptar ne Maqedoni si kontribuues i rendesishem i aspiratave integruese te vendit - theksohet ne njoftim.
Presidenti i Republikes dhe ambasadori amerikan kane diskutuar per ceshtjen e zgjedhjeve dhe krizes
Kriza politike Topi drekon me Arvizun
TIRAN - Situata e veshtire politike te cilen po kalon vendi ka shqetesuar edhe komunitetin nderkombetar. Kreu i shtetit Bamir Topi dhe Ambasadori amerikan Arvizu kane drekuar bashku ne nje nga lokalet e kryeqytetit ku kane diskutuar per situaten politike pavaresine e institucioneve dhe per politikat SHBA-se. Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu ka shprehur shqetesim per mungesen e dialogut mes partive politike ne Shqiperi.
Lidhur me zgjedhjet e 8 majit Arvizu i ka bere thirrje klases politike per zgjidhjen e shpejte te mosmarreveshjeve. Mesohet se dy palet kane ndare qendrime te perbashketa per situaten ne vend dhe per mundesine e zgjidhjes duke kerkuar nje bashkepunim me te madh ndermjet forcave politike dhe per zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta vendore.
Takimi vjen nje dite pas takimit te kreut te shtetit Bamir Topi me Ambasadorin amerikan ne Shkup i cili do te zevendesoje Tom Countryman ne postin e zevendesndihmes sekretarit te Shtetit. Gjate takimit me te ne Maqedoni u bisedua per situaten ne Shqiperi zgjedhjet e 8 majit 2011 pavaresine e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe stabiliteti ne rajon.