E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Prifti: Më vodhën votat, KQZ: Të hënën shqyrtojmë ankesën

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor pranoi sot që të shqyrtojë kërkesën ankimore të Dritan Prifti, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit kandidoi si kandat i pavarur në qarkun e Fierit.

KQZ caktoi ditën e hënë (ora 11:00) që të diskutojë në lidhje me kërkesën ankimore që kandidati i pavarur në Qarku ne Fierit paraqiti pranë këtij komisioni, i cili kundërshton rezultatet përfundimtare në Qarkun e Fierit duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të qendrave të votimit në të 10-të KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore dhe ndryshim të tabelave përfundimtare për këtë qark.

Relatori Hysen Osmanaj tha se kërkesa e Priftit është brenda afateve dhe kërkesave. “Unë e kam rastin më institucional. Zoti Dritan Prifti ka kandiduar në Qarkun Fier dhe ankohet kundër vendimit të KQZ për nxjerrjen e rezultatit të zonës Fier. Ai kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e vota për 10 ZAZ të qarkut fier. Ankuesi është legjitim”, u shpreh Osmanaj. 

Në ankesën e tij kandidati Prifti vë në dukje se nga ana e KZAZ-ve nuk janë lejuar vëzhguesit e ankuesit, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për të hyrë dhe për të qënë prezent në ambientet e Vendeve të Numërimit të Votave për të monitoruar procesin e numërimit, duke shkelur kështu kodin zgjedhor. 

Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti u tërhoq nga procesi i numërimit të votave të 23 qershorit, me pretendimin se PS dhe LSI i kanë vjedhur 50% të votave. Në një prononcim për mediat, Prifti sqaroi se atij i janë vjedhur rreth 10 mijë vota. 

KQZ PRANON ANKIMIMIN E PR-së PËR QARKUN SHKODËR 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi të enjten kërkesën ankimore të Partisë Republikane ndaj vendimit të saj për nxjerrjen e rezultatit të qarkut Shkodër, kërkesë e cila do të shqyrtohet më 15 korrik. 

Relatori i kësaj ankese, anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, tha se kërkesa e subjektit ankues PR është e ligjshme pasi përmbush elementët e përcaktuar në kodin zgjedhor. 

Në ankesën e saj PR pretendon se në qarkun Shkodër i është hequr padrejtësisht mandati i kandidatit të saj Gaspër Kokaj. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›