E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Prifti: Vota ime do të jetë për një kandidaturë konsensuale

Share

Shumica e atyre që kanë bërë e bëjnë llogaritë e votave në parlament lidhur me çështjen presidenciale kanë lënë të kuptohet se Dritan Prifti do të tentonte maksimalizimin e votës së tij (kjo është një frazë e Kastriot Islamit, të cilën ai e ka thënë teksa diskutohej për shumica presidenciale të barabartë me 50% plus një votë). Por Prifti i ka dhënë fund çdo ngasjeje për të spekulluar me votën e tij. Ai ka thënë në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com se vota e tij do të vlejë sa një votë, dhe do të hidhet veç në favor të një kandidati konsensual. Me fjalë të tjera, ai është rreshtuar me logjikën opozitare, pa bërë hesape që do ta fusnin në binarët e maksimalizimit të votës.

Në të njëjtën intervistë, ai shprehet në favor të një kandidati nga Shqipëria e Mesme e Jugore, duke u futur kështu në një terren të rrëshqitshëm tribal. Në këtë mes, ai nuk niset nga një paragjykim i veti, megjithatë, por nga paragjykime të të tjerëve në rrethanat kur kryeministri e kreu i Kuvendit janë veriorë.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/3/dritan-prifti-vota-ime-do-te-jete-per-nje-kandidature-konsensuale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›