E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori, nga anëtar i PPSH-së, te PSD e më pas në Diplomaci

Xhezair Zaganjori

Një portret i kandidatit të maxhorancës për President .

Në vitin 1998, për ironi të fatit, ka qenë një nga kritikët e Kushtetutës së re të Republikës

Revista Java boton një portret të kandidatit presidencial të maxhorancës, i ndërtuar nga njerëzit që e njohin më mirë dhe nga ai vetë. Që nga vitet studentore, pedagogët që e kanë përkrahur, anëtarësimi në PPSH, dorëzimi i teserës, Gjermania, dashuria e tij, e deri tek aktiviteti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Revista Java boton një portret të kandidatit presidencial të maxhorancës, i ndërtuar nga njerëzit që e njohin më mirë dhe nga ai vetë. Që nga vitet studentore, pedagogët që e kanë përkrahur, anëtarësimi në PPSH, dorëzimi i teserës, Gjermania, dashuria e tij, e deri tek aktiviteti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Deri në vitin 90
I gjatë, i pashëm, pa vese. Nuk pinte dhe nuk përdorte as alkool, as duhan. Që student njihej si një djalosh gati-gati i përkorë. Rezultatet e larta në shkollë e diferencuan nga bashkëstudentët e tjerë. Ndryshe nga shumë shokë të tij që studionin në jurisprudencë, bij të prindërve, shkodrani Zaganjori vinte nga një familje e thjeshtë dhe dy prindërit e tij punëtorë i kishin dhënë vetëm bekim dhe asnjë përkrahje tjetër. Babai i tij kishte ardhur në Shkodër që në moshën 15-vjeçare nga fshati Ana e Malit, që ndodhet në rrugën që të çon në Murriqan, në kufi me Malin e Zi, meqenëse i ati, gjyshi i Xhezair Zaganjorit, kishte vdekur shumë i ri. Ai kishte studiuar në Stamboll për hoxhë. Zaganjori i ri ka njohur kur ishte student jetesën e shtrënguar, tipike për varfërinë e kohës. Tip sportiv, luante futboll, volejboll dhe merrej me atletikë. Shpejt bie në sy të dy pedagogëve të njohur, Arben Puto dhe Luan Omari. Bashkë me studentin tjetër të Drejtësisë, Maks Haxhia një mik i hershëm me të cilin nuk ka më miqësinë e vjetër ai viziton shpesh selinë e Akademisë së Shkencave, ku takon dy profesorët dhe studion në bibliotekën e institucionit. Mëson gjermanisht dhe më pas edhe anglisht e frëngjisht.
Bëhet asistent i Putos. Edhe sot e konsideron profesor Puton një mik të mirë që i detyrohet shumëçka. Edhe pse jeta e tij, falë mirësisë së Putos, mori një rrjedhë më të mirë. Profesori i vjetër e njoftoi diku nga fundi i vitit 1987, në dimër, që ishte diskutuar për tu pranuar si kandidat i Partisë së Punës. Njëzet e pesë vjet më pas Zaganjori e pohon këtë fakt. Ka pak, fare pak dëshmitarë që mund ta kujtojnë apo ta dinë një gjë të tillë, por gjykatësi nuk e ka problem: Është thjesht e vërtetë. Ka ndodhur kështu, thotë ai. Dilemën e atëhershme se çfarë do ta bënte e kishte zgjidhur shpejt, madje pa u këshilluar me askënd. Për shkak të biografisë i ishte refuzuar viza për studime në Francë; një anëtarësim në PPSH do ta çonte në ato dyer që regjimi i hapte vetëm për të besuarit e tij. I pranohet kërkesa për kandidat partie dhe i nënshtrohet regjimit të stazhit. Punon një vit si punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit 21 Dhjetori në Tiranë. Punëtor që përziente llaç dhe transportonte tulla në një nga ndërtesat e kompleksit spitalor në Tiranë. Kur u pranua në parti, regjimit i kishte ardhur fundi dhe, siç thotë vetë Zaganjori, isha i fundit që u pranova dhe i pari që u largova nga Partia.
Një tjetër specializim në Greqi i refuzohet, por fati i tij do të vinte nga gjermanishtja. Njihet me një punonjës së Ambasadës së sapohapur Gjermane në Tiranë, Verner Daum personazhi i famshëm që hapi derën e Ambasadës më 2 korrik 1990 dhe prej tij gjen mundësinë e një specializimi në Gjermani. Por nga premtimi i bërë në dhjetor 1987, realizimi vjen gati një vit më pas, në tetor 1988. Dhe jo një vit, sa ishte parashikuar, por vetëm për dy muaj e gjysmë, ai shkon në Gjermaninë e atëhershme Federale, i shoqëruar nga mentori i tij, profesor Arben Puto.
Pluralizmi
Me kthimin në Tiranë dhe nisjen e dimrit fatlum shqiptar të studentëve që solli pluralizmin, Zaganjori afrohet me grupin socialdemokrat të Gjinushit, por pa u bërë anëtar partie. Më 1991-shin udhëton sërish drejt Gjermanisë, në fondacionin Max Planck, për disa muaj. Sërish në Shqipëri, bëhet drejtor për Tiranën i Forumit të të Drejtave të Njeriut. Bashkëpunon në atë kohë me Maks Haxhinë, Zef Brozin e Abdi Baletën. Mbas zgjedhjeve të marsit 1992, me propozim të Skënder Gjinushit Eduard Selami pretendon se është ai propozuesi i Zaganjorit dhe dekret të ish-presidentit Berisha, emërohet ambasador i Shqipërisë në Gjermani. Ka pak të dhëna për atë kohë. Dëshmi të paverifikuara pohojnë se në stilin e tij të punës ishte që të rrumbullakoste shqetësimet që ngrinte pala gjermane ndaj politikës shqiptare, sidomos mbas referendumit për Kushtetutën e vitit 1994. Me dy bashkëpunëtorë të tij në Ambasadë, Pëllumb Kullën dhe Gafur Mukën, reflekton marrëdhënie korrekte. Në përgjithësi ishte karakter i mbyllur. Miq të tij thonë se atëherë ai u afrua shumë me Berishën dhe në kohën e skizmës mes PD-së dhe PSD-së mbas vitit 1994, ai i këputi marrëdhëniet me Gjinushin. Po në këtë periudhë u bë mik me shumë pjesëtarë aktivë të diasporës shqiptare nga Kosova në Gjermani dhe që nga ajo kohë kishte krijuar miqësi të fortë me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe me ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin.
Në përgjithësi vitet 90 ishin mjaft të mbara për Zaganjorin. Më 1991-shin zgjidhet anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë, në vitin 1993 merr gradën Doktor i Shkencave Juridike dhe 16 vjet më pas bëhet edhe Profesor.
Në vitin 1997, mbasi mbaron mandatin e tij diplomatik, e thërrasin në Ministri të Jashtme. Pyet nëse kishte vend për të në sistemin diplomatik, mirëkupton refuzimin e autoriteteve të kohës dhe si pakkush, dorëzon me rregull detyrën dhe pasaportën diplomatike për tiu rikthyer mësimdhënies dhe botës akademike.
Në vitin 1998, për ironi të fatit, ka qenë një nga kritikët e Kushtetutës së re të Republikës. Burime të besueshme nga PD-ja pohojnë se Zaganjori dhe një grup i ngushtë juristësh ishin njerëzit që përgatisnin tezat e Berishës kundër projektit të Kushtetutës. Vetë Zaganjori e mohon atë fakt dhe pretendon se ka bërë vetëm komente për pjesë të veçanta të Kushtetutës, që ia ka përcjellë mikut të tij të vjetër, Haxhia. Atëherë askush nuk mund ta dinte që jo një trill i fatit, por i marrëveshjeve politike, do ta lidhte të nesërmen e Zaganjorit pikërisht me Kushtetutën. Fillimisht, në rolin e garantit të saj, më pas, edhe në kapërcimin që bëri drejt pragut të Presidencës.
Gjykata Kushtetuese
Duhet një rikthim në kohë. Në vitin 2002, me zgjedhjen e Presidentit Moisiu dhe shtensionimin e situatës mes PS-së në pushtet dhe opozitës së PD-së, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese ishte pjesë e detantës mes Nanos e Berishës, siç ishte emri i kryeprokurorit, largimi i shefit të SHISH dhe disa detaje të tjera. Emri i Zaganjorit u propozua nga Berisha dhe u pranua nga Nano. Më ka propozuar Moisiu, pretendon Zaganjori, emri im doli mbasi socialistët kishin refuzuar të votonin kandidaturën tjetër të Kudret Çelës, ish-ministër Drejtësie dhe në atë kohë, dekan i Fakultetit Juridik.
Në votim ai mori 89 vota pro, 9 vota kundër dhe 5 abstenime nga të pranishmit në votim. Që atëherë, kjo majë piramide e karrierës normale për një jurist do ta linte disi në hije Zaganjorin, sidomos për shkak të natyrës së vetë institucionit. Emri i tij u përmend disa herë në disa nga vendimet më të nxehta të kësaj gjykate, dhe kur u duk se u mbyll kjo histori, për të hapet n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›