Spahiu: Berisha e Rama takohen vetëm për interesa personale dhe të detyruar
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një tubimi që kjo lëvizje ka mbajtur në Fier, është shprehur se takimi mes Berishës dhe Ramës mbrëmjen e sotme do të ndodhe vetëm sepse e kërkon faktori ndërkombëtar. Sipas Spahiut, kryeministri dhe kreu i opozitës nuk janë takuar kurrë për interesa kombëtare, madje edhe kur Kosova dhe Shqipëria ishin në krizë.
Ata kurrë nuk janë takuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata takohen vetëm për interesa personale. Për këtë arsye ne ju ftojmë të shikojmë për një zgjidhje tjetër. Nuk munden këta njerëz gjithmonë të drejtojnë shtetin shqiptar. Shqipëria ashtu sic do vend në rajon kërkon ndryshimin. Shqipëria ashtu sic do vend në rajon kërkon thyerjen e bipolarizimit. Nuk mund të ketë oligarki politike në Shqipëri dhe monopole. Nuk mudn te ketë njerëz që tremben nga populli, takohen larg syve të tyre, tha Spahiu gjatë fjalës së tij.