E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 33-vjeçari, dhunonte bashkëshorten

arrstim, foto arkiv

Një 33-vjeçar, është arrestua nga policia, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar, sepse ushtronte dhunë sistematike.  Shtetasi Neritan Qosja nga fshati Bathës i komunës së Treganit në rrethin e Elbasanit prej kohësh keqtrajtonte bashkëshorten e tij R.Qosja, 29 vjeçe.

Kjo e fundit e dhunuar disa herë edhe barbarisht e ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici, ndërsa ka qenë e detyruar jo rrallë që edhe të mjekohet për shkak të dëmtimeve fizike. Dyshohet se shkak i dhunimit fizik të saj ka qenë xhelozia e shfaqur në formën më ekstreme nga bashkëshorti. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›