E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras refuzon takimet direkte me Gruevskin

ATHINE- Kryeministri grek, Andonis Samaras, ka refuzuar thirrjen e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski për takime të direkte të nivelit të lartë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Përgjigja e Samarasit është transmetuar nga gazeta maqedonase “Dnevnik“, ashtu sikur edhe letra e Gruevskit, e cila nuk ishte publikuar nga kabineti i tij, por përmes mediave të afërta me qeverinë.

Samaras në letër i ka shkruar Gruevskit se nuk ka nevojë për takime në nivel të kryeministrave pasi “Greqia nuk është ajo që ka bllokuar procesin integrues të Maqedonisë, por Bashkimi Evropian, i cili nuk lejon Maqedoninë të ecë përpara“.

Kryeministri Gruevski në letrën dërguara para një muaji homologut të tij grek, kishte kërkuar bisedime të menjëhershme për zgjidhjen e çështjes së hapur, e cila tani shumë vjet po mban të bllokuar procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›