Zyrtare,Moto X del më 1 gusht
SHBA- Moto X pritet të jetë telefoni kryesor i kompanisë Motorola, për të cilin gjithsesi se do të krijohet shumë zhurmë, siç ka ndodhur ende pa u paraqitur në treg.
Motorola do ta prezantojë modelin e saj më të ri të telefonit, Moto X, i cili pritet të jetë një hit i madh, pasi që i njëjti do të përdor të gjitha resurset dhe aplikacionet ekskluzive të kompanisë Google, e cila tani e ka në pronësi kompaninë.
Moto X do të jetë një model i telefonit të mençur, të cilin përdoruesit mund ta personalizojnë, dhe të cilin blerësit mund ta porosisin.
Përveç mbështetjes së plotë nga Google, Moto X do të karakterizohet edhe për nga çmimi i lirë, në krahasim me modelet e konsoliduara në treg, nga rivalët e saj.
Megjithatë, pritet të shihet nëse Moto X do t’i ndihmojë kompanisë Motorola në zvogëlimin e humbjeve, të cilat për tremujorin e dytë të këtij viti kishin arritur në 342 milionë dollar, ndërsa kompania subvencionohet nga pronari i ri – Google.
(m.a/tg/BalkanWeb)