Vilanova dorëhiqet nga sëmundja, Enrique ose Vilas Boas për stolin e Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, nuk ka arritur ende ta fitojë betejën e tij me sëmundjen. Pasi ka kryer disa teste të tjera mjekësore, ai ka marrë përgjigje aspak pozitive, të cilat e kanë detyruar t’i japë fund aventurës së tij si trajner i Barcelonës. 44- vjeçari u ka komunikuar drejtuesve të klubit vendimin për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u përqendruar te lufta më e rëndësishme, ajo me sëmundjen që i rrezikon edhe jetën. Pas kësaj, ka pasur një solidaritet për Vilanovën, që nga presidenti i Barcelonës, Rosell dhe të gjithë pjesëtarët e klubit katalas.
Lionel Mesi zgjodhi rrjetin social Facebook për të shprehur mbështetjen e tij me mesazhin: “Forca Tito, jemi të gjithë me ty në këtë luftë”. Andres Iniesta shpreh besimin se Vilanova do ta kalojë me sukses këtë betejë dhe shpreh gjithë dashurinë dhe mbështetjen për tifozët dhe skuadrën në këtë moment të vështirë. Largimin e Vilanovas e ka cilësuar një lajm “bombë” edhe Jordi Alba, i cili shton se ai ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën. Në morinë e njerëzve që i japin kurajo Vilanovas është edhe Jose Murinjo, i cili u bë protagonist në ndeshjen e superkupës, duke e provokuar me gishtin në sy. Murinjo i shpreh gjithë mbështetjen e tij, duke i uruar shërim sa më të shpejtë. Solidariteti nuk mungon as nga përtej Atlantikut, ku lojtari i Los Angeles Lakers, Pol Gasol, thekson se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti dhe Vilanova do të luftojë në këtë moment të vështirë për ta kaluar këtë pengesë.
Trajneri 44-vjeçar është diagnostikuar me kancer në gjëndrën parodite, e cila ndodhet në afërsi të nofullës. Edhe pse është mjekuar, e madje është operuar në vitin 2011, ajo u shfaq sërish një vit më parë. Barcelona ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Tito Vilanovës. Listën e kryeson Luis Enrike. Kandidati tjetër është Vilas Boas, i ri në moshë, por me mjaft eksperiencë. (E.Ilnica/balkanweb)