E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria prek edhe rrogat e diplomateve. Jo me paga sipas gradave por sipas vendit te punes

Qeveria Ministria e Financave i ben te ditur Ministrise se Jashtme ndryshimin e struktures financiare

Kriza financiare behet prezente te pakten per arken e qeverise shqiptare. Ndonese zyrtarisht nuk pranohet qe vendi yne te jete prekur nga realitetit global jane disa veprime konkrete qe tregojne se qendrime te tilla i afrohen me shume propagandes. Pike e pare ku bie goditja e krizes eshte fakti se filozofia e vitit 2005 e qeverise se vogel po vihet ne menyre te detyruar ne zbatim. Keshtu perpilimi i strukturave te ministrive si ne cdo fillim viti qe kalojne per miratim dhe pershtatje me fondet buxhetore eshte frenuar si pasoje e rishikimeve dhe gjetjes se formulave per minimizim te shpenzimeve. Si shembull praktik sherben Ministria e Jashtme. Keshtu burime prej dikasterit te Financave bejne te ditur se struktura e Ministrise se Jashtme ne kuptim te zerave respektive per pagat do te kete si prioritet vendin e punes. Ministria e Jashtme ka specifiken se punonjesit e saj mbajne gradat ne perputhje me ligjin per Sherbimin e Jashtem dhe per kete arsye edhe trajtimi i tyre financiar ndryshon nga ai i dikastereve te tjera. Por duket se kete vit shperndarja e fondeve te unifikohet duke sjelle ndoshta disa ndryshime ne te ardhurat e diplomateve te cilet do te paguhen sipas vendit te punes qe mbajne pavaresisht se cila eshte grada e tyre. Nese nje gje e tille ndodh eshte me interes te shihet se mbi cilen baze ligjore do te vihet ne zbatim nje praktike e ketille e cila do te bente nul vleresimin e diplomateve sipas specifikave te ligjit organik. Por shkurtimi i fondeve do te vinte ne kundershtim edhe me objektivat qe Ministria e Jashtme ka parashtruar per vitin qe vjen. Ato parashikojne intensifikim te kontakteve zgjerim te marredhenieve apo edhe nje pjesemarrje aktive ne drejtim te Keshillit te Europes ku per here te pare Shqiperia merr Presidencen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›