Aliev: Spranoj më marrëveshje pa firmë! Berisha: Azerbajxhani, miku më i mirë i Shqipërisë!
Kryeministri Berisha shquhet për lojën e tij politike për ti bërë rivalitet diplomacive të tjera kur gjërat nuk i shkojnë siç duhet. Sot nga Baku ne Azerbajxhan ka lëshuar mufkën e radhës, që sigurisht Trojka do ia marrë me të qeshur dhe si budallëkun e radhës politik të Berishës. Azerbajxhani është miku ynë më i mirë, i ka thënë Berisha gazetarëve të televizionit shtetëror në vendin e largët (simotër me TVSH). Në linja të thata mediatike shkruhet rreth takimit Aliev-Berisha dhe forcimit të mëtejshëm të raporteve miqësore dhe të biznesit. Aliev e Berisha janë takuar në disa mbledhje ndërkombëtare. Sot folën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, raporton Trend.az. Vetë Aliev ka vënë theksin në takim tek marrëveshjet e dokumentuara dhe jo ato formale. Sipas presidentit azer, marrëveshjet me Shqipërinë kanë vlerë kur firmosen!!!. Mbase në këtë pikë është aluduar për pazarin e parë gjysmë të dështuar mes Aliev e Berishës, me Rezart Taçin në mes kur u shit ARMO, kurse tashmë përpiqet ti shesë Alievit edhe Albpetrolin nëpërmjet pastrimit të parave.
