E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: AAK mos të flasë në emrin tonë

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 19:19

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas bërjes publike nga AAK-ja të qëndrimit se rrugëdalja më e mirë në rrethanat e sotme në Kosovë është krijimi i koalicionit të gjerë PDK - LDK - AAK.

Zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar së mbesin të palëkundur nga pozicioni i tyre, duke i çuar selam AAK-së që mos të bëjë pazare në kurriz të kësaj partie.

Nënkryetarja e këtij subjekti, Teuta Sahatqija, në një prononcim për “Ekonomisti”, ka thënë se AAK nuk mund të llogarisë pazaret e saj në kurriz të LDK-së. “AAK, mund të flasë vetëm për vete”, ka thënë Sahatqija.

“LDK ka qëndrim të qartë dhe të deklaruar më herët, se nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në”, tha Sahatqija, duke shtuar se ky vendim nuk ka asnjë dykuptimësi dhe nuk duhet të interpretohet ndryshe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›