E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkujtohet ne Bularat e Kelcyre fillimi i luftes italo-greke

Ceremonia Vec te ardhurve nga Greqia dhe minoritareve moren pjese edhe autoritetet vendore

Ceremonia per nderimin e ushtareve greke te vendosur ne nje varreze ne fshatin Bularat te Dropullit te Siperm ne Gjirokaster eshte organizuar si cdo vit tjeter dje me 28 tetor. Kjo date njihet ne Greqi si feta e jo-se dhe shenon fillimin zyrtar te luftes italo-greke. Kjo date shenon refuzimin e Kryeministrit grek te kohes Metaksait per ushtrine italiane musoliane.

Ceremonia perkujtimore ne nderim te ushtareve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes italo-greke te viteve 1940-1941 eshte zhvilluar ne prani te perfaqesues te shoqatave te te afermve dhe miqve te te reneve nga Greqia drejtuesve te komunave te minoritetit grek ne Gjirokaster Dropull i Siperm Dropull i Poshtem dhe Pogon perfaqesuesve te pushtetit vendor ne Qarkun dhe Prefekturen e Gjirokastres konsulli grek ne Gjirokaster ambasadori i Greqise ne Tirane deputetet Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule.

Ne emer te Parlamentit grek deputeti i PASOKUT per Janinen Mihalis Pandullas ka vendosur nje kurore. Perfaqesues i qeverise se Shqiperise ne kete ceremoni ishte ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera.

Te pranishmit bene roje nderi dhe vendosen kurora me lule ne memorialin e varrezave te ushtareve greke. Ne Bularat gjate luftes italo-greke ka funksionuar nje spital ushtarak grek dhe shumica e martireve te varrosur ketu jane nga ushtaret e plagosur gjate luftimeve ne terren dhe qe nuk kane arritur te jetojne me gjithe perpjekjet e mjekeve te spitalit ushtarak.

Ne fakt ceremonite per kete dite te shenuar kane nisur fillimisht ne varrezat e ushtareve greke ne Gryke te Kelcyres ku jane vendosur kurora ne memorialin e ngritur rishtas dhe ne varrezat ekzistuese dhe kane vijuar me pas ne kishen e fshatit Bularat me meshen e pershpirtjes te dhene nga Mitropoliti i Gjirokastres Padre Dhimirios.

Te pranishmit ne kete ceremoni kane kaluar me pas ne varrezat e ushtareve greke ne Bularat ku ambasadori i Greqise ne Tirane Nikolias Pazios ka pershendetur te pranishmit. Ceremonite jane permbyllur nen tingujt e himneve kombetare te Greqise dhe Shqiperise.

Sipas nje marreveshjeje mes Shqiperise dhe Greqise ushtaret greke te rene ne territorin shqiptar gjate luftes ne vitet 1940-1941 do te grumbullohen te gjithe ne varrezat monumentale te Bularatit dhe Kelcyres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›